Europa League/ Man United fiton dhe hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së enjte në Europa League.

Manchester United ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e kompeticonit të dytë më të rëndësishëm evropian.

“Djajtë e Kuq” fituan 2-0 në transfertë kundër Granadas, me golat e Rashford (31’) dhe Bruno Fernandes (90’).

Ndeshja e kthimit në “Old Trafford” do të luhet më 15 prill.