Rama zbulon çfarë do të ndodhë me masat për COVID-19 gjatë muajit të Ramazanit

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Komitetit Teknik të Ekspertëve që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të fashës orare deri në orën 22:00, në muajin e Ramazanit, që nis më 13 prill.

I ftuar në emisionin “Log”, në Abcnews, Rama tha: “I kam kërkuar që ta konsiderojnë mundësinë që për shkak të ramazanit ne ti japim besimtarëve një frymëmarrje dhe nga kjo do të përfitojnë edhe qytetarët e tjerë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk duhet ta sabotojmë vetveten duke thënë hajde se po vaksinohemi”.