Meta: Ja pse Ramës nuk do i jap kurrë votën për President

Presidenti Meta në Çim Peka Live, u shpreh qartë edhe kundër votës për Ramën president, nëse do t’i kërkohet.

‘Kurrë nuk do ta jepja votën time për President. Kam thënë për dy persona që nuk do ua jepja votën. Dhe ata janë z. Nano dhe z. Rama.

Z. Nanon ia kam thënë gjithmonë. Dhe ia kam thënë që kot që ulemi dhe ti e ke hallin e kësaj gjësë, dhe unë ty votën për këtë gjë nuk ta jap. Edhe z. Rama.  

Dhe mendoj dhe apeloj, që duhet menduar që për institucionin e presidentit të ketë një vëmendje të shtuar. Dhe është rendësishme që në të ardhmen të ketë një President me më shumë kompetenca për të ruajtur presidentin nga dhuna e pushtetit.