Meta: Më 25 prill askush nuk do ketë shansin të tjetërsojë votën

Presidenti Meta në ‘Çim Peka Live’, tha ndër të tjera se më 25 prill, askush nuk do të ketë shansin të tjetërsojë vullnetin e popullit.

Presidenti Meta: Më 25 prill, askush nuk do ketë  shans të tjetërsojë vullnetin e popullit. Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre te shkoje ne greminë, shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre.

Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’. Çdo ndryshim i Reformës do ndodhi në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhi kjo do zbatohet legjislacioni aktual.

Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhi në 25 prill, kjo është e padiskutueshme.