Meta: Mbrëmë prita Damianin në Vlorë gjithë natën në hotel, por ….

Presidenti Meta në ‘Çim Peka Live’ ka sqaruar edhe arsyet përse shkon shpesh në Vlorë, ku ka zbuluar se mbrëmjen e djeshme ka marrë në telefon edhe Damian Gjiknurit, për ti thënë që është në Vlorë dhe e pret në takim, mqns ky i fundit është i shqetësuar pse Presidenti vjen shpesh në Vlorë.

‘Pas një një provokimi të shëmtuar që Rama bëri për çështjen e zgjedhjeve duke i thënë atij personit që bëri tërmetin në Dibër që tani ta bëntë tërmet edhe në Vlorë, isha i detyruar që të shkoja më shumë në Vlorë me qëllim që ti mbroj zgjedhjet në Vlorë dhe Vlora të jetë shembull i mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit në zgjedhjet e 25 prillit. Ne i themi  mos e provokoni Vlorën dhe qytetarët shqiptarë. Ne nuk i ndalojmë dot të eksperimetojnë, por pasojat do të jenë shumë të rënda. Bujar Lesjaj është një institucion i rëndësishëm, nuk është thjesht i pari i listës së PD në Vlorë.

Dje kam thirrur edhe Damianin në takim dhe i thashë edhe hotelin ku jam. E prita gjitha natën dhe nuk erdhi. Sepse ai ka pasur shqetësime pse unë nuk vi në Vlorë dhe unë nuk e takoj.

Nëse do mirë, nëse nuk do të më takojë është e punë e tij. ‘