Paloka: Bllokimi i Rinasit mund të jetë stisur nga Rama, se aty punojnë fëmijët e Rilindjes

Kandidati për deputeti i PD-së në Durrës, Edi Paloka, u shpreh se Rama në 8 vite ka përdorur diversionin dhe mediat që kontrollon për të shkëputur vëmendjen nga një gjë për ta përqendruar në një gjë tjetër.

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, Paloka u shpreh: “Rama në 8 vite ka përdorur diversionin dhe mediat që kontrollon për të shkëputur vëmendjen nga një gjë për ta përqendruar në një gjë tjetër. Aty mund të ketë një pakënaqësi, por shfrytëzimi i Ramës është gjë tjetër.

Mund të jetë edhe një gjë e stisur nga Rama se aty punojnë shumë fëmijë të Rilindjes. Aty kemi atë staf që ngrihet kundër këtyre është pak e habitshme. Në një situatë kur po i rrëshqet toka nën këmbë dhe po bie në zgjedhje, qoftë edhe një shkëputje e vetme, për Ramën është një favor”.