Meta: Ngjarja me Aeroportin tregoi edhe njëherë problemet e mëdha psikike që po kalon Rama

Presidenti Meta është pyetur në Çim Peka Live edhe për portalin që ka hapur ku denoncohen të gjithë emrat të cilët po fusin duart në zgjedhje, ku tha se ka shumë të tillë që janë listuar. Meta u pyet nga paneli edhe nëse kanë listuar emra që do ua presin duart, siç është edhe shprehur?

‘Pa asnjë diskutim që kjo do të ndodhë, dhe mos u habisni kur kjo të ndodhë. Keni qenë të paralajmëruar, nëse do ti zgjasin duart drejt kutisë së votimit. Besoj që këto 8 vite kanë qenë mëse të mjaftueshme që kemi të bëjmë më probleme të mëdha psikike të Ramës, edhe këtë e vërteton edhe ngjarja e fundit me aeroportin.’