A kini frikë se Rama do ju zëvendësojë me një turk/ Ja si përgjigjet Meta në 'Çim Peka Live'

Vaksinat nga Turqia, spitali i Fierit po nga Turqia, kontrollorët po nga Turqia. A keni dyshime se Rama mund tju zevendësojë juve me një president turk?

Kjo ishte pyetja që drejtuesi i emisionit Çim Peka i drejtoi Presidentit Meta, që mori edhe këtë përgjigje

‘Në cdo rast Ilir Meta do të zëvendësohet me një shqiptar, me një qytetar shqiptar.

Nuk do të zëvendësohet me një kukull. Por më e rëndësishëm është që Ilir Meta është i zëvendësueshëm sepse ky është kuptimi i demokracicë. Por populli shqiptar nuk do të zëvendosohet me të huaj dhe do të ketë një të ardhmee, rini, begati dhe do të jetë prioritet i politikës për të ardhmen e vendit’