Meta: Rama i tmerruar nga personaliteti i Berishës. Basha politikan i kalibrit të BE

Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

I pyetur nga moderatorit Peka në lidhje me deklarata e sotme të Ramës, që përvecc Metës, ai përmend edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për presidentin ky është një problem i kryeministrit.

Sipas Metës, Rama është i tmerruar nga personaliteti i Berishës.

‘Duhet të jemi të qartë që kryeminstri Rama është i tmerruar nga personaliteti i Zotit Berisha, i cili është një nga personalitete më të fortë në politikën shqiptare.

Ai gjithmonë ka marrëdhënie të tilla, që kur ai ka pushtet ai veç do të shtypë dhe të vendosë çizmen në qafë. Kjo është drama që ai vuan.

Problemi tjetër është se për të gjitha ata që ka lart, ka marrëdhenie pushteti është shumë i përkushtuar për tu servilosur. Prandaj ai vuan përballë personalitetit tim dhe të doktorit.

Personaliteti i zotit Basha është personalitet i politikanit të BE-së, i kundërt ndaj Ramës i cili ka në personalitet të politikanit lindor’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV presidenti Ilir Meta.