Kontrollorët nga Turqia/ Shehi: Rama po e orienton vendin nga lindja, BE të ndërhyjë!

Kriza në Aeroportin e Rinasit është e stisur nga Edi Rama, I cili po e orienton vendin nga lindja e për këtë  linjë antievropiane ndërkombëtarët duhet të reagojnë.

Kështu u shpreh Kreu I LZHK, Dashamir Shehi,kandidat për deputet I opoziës në një lidhje Live  me ndjekësit në Facebook, teksa komentoi zhvillimet që lidhen me grevën e kontrollorëve të AlbControll.

Shehi I kërkoi Ramës të heqë dorë nga banalitetet dhe akuzat se rivalët e tij kërkojnë të bllokojnë ardhjen e vaksinës.

“Kriza në Aeroportin e Rinasit është një problem I madh, janë më dhjetra qytetarë që presin të udhëtojnë. Kjo që bën Rama është një abuzim banal, dukë e shpërndarë këtë çështje në gjithë Shqipërinë, duke akuzuar Ish Kryeministrin dhe Presidentin  se po tëntojnë të bllokojnë ardhjen e vaksinës. Kjo është absurde se ky njeri ka 8 vite që qeveris më dorë të hekurt, e s’mund të ankohet se ja prish punët Berisha. Ajo Balluku flet më shumë për këtë çështje dhe pse ka qënë drejtoreshë aty për shumë vite. Kjo që po ndodh është e rrezikshmë për Shqipërinë. Ikin kontrollorë shqiptarë, vijnë kontrollorë turq, ikin punëtor shqiptar vijnë punëtor nga India dhe Bangladeshi. Ka një prapavijë të rrezikshme për vendin, pikërisht nga orientimi nga lindja. Ndërkombëtarët ta ndjekin linjën antievropiane të Ramës.Kjo e aeroporti është çështje sindikale, mund të mbyllet me debat, por Rama do klimë terrori’