Hyn në rekordin e Guiness/ 3 fëmijë të lindur në të njëjtën datë, Griezmann bëhet sërish baba

Antoine Griezmann njoftoi sot se është bërë baba për here të tretë dhe bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën Alba ku çdo gjë shkoi mirë.

Deri këtu është diçka normale për një lojtar me emër por lajmi është sensacional dhe sërish tepër i veçantë.

Griezmann u bë me 3 fëmijë dhe që të tre kanë lindur në të njëjtën datë, pra 8 prill, diçka e jashtëzakonshme madje edhe për rekord Guiness.

Dy fëmijët e parë, Mia dhe Amaro kishin lindur më 8 prill ndërsa edhe motra e tyre nuk donte të veçohej si duket dhe erdhi në jetë në të njëjtën ditë por të gjithë tashmë po bëjnë pyetjen, është një koincidencë e madhe që ndodh rrallë here apo një programacion deri në detaje nga sulmuesi francez dhe bashkëshortja Erika Choperena?! Vetëm francezi mund të na thotë të vërtetën.