Basha: 25 prilli, zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë! Votoni PD për një të ardhme të sigurtë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit, duke i quajtuar ato si më të rëndësishmet në historinë e Shqipërisë.

‘Në 25 Prill do të zgjidhni: të vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose të sillni ndryshimin dhe të bashkoheni me BE për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve’, shkruan Basha në Facebook.

Gjithashtu kreu i opozitës thekson se është në dorën tuaj, të votoni PD dhe së bashku do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Në 25 Prill do të zgjidhni: të vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose të sillni ndryshimin dhe të bashkoheni me BE për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve. Është në dorën tuaj- Votoni PD dhe së bashku do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!