Superpaga e Ballukut në Albcontrol/ E nisi me 5 mijë usd, e përfundoi me 6400 usd në muaj

Janë të pakrahasueshme pagat e administratës që sot paguhet me 35 mijë lekë të reja dhe 2490 dollarë që paguhen kontrollorët e trafikut ajror.

Me këtë argument ministrja Belinda Balluku ka tentuar t’ju kundërvihet kontrolloreve të Albcontrol duke i vënë përkrah të ardhurat e ulëta në Shqipëri.

Në fakt prej vitit 2014 dhe deri në 2019 kur u emërua Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku ka drejtuar për rreth 6 vite Albcontrol. Sipas deklarimeve të pasurisë të publikuara në Open Data ajo deklaron të ardhura vjetore si këshilltare në ANTA, sot Albcontroll 1 296 mijë lekë të reja në vit. Ose rreth 1 mijë dollarë në muaj.

Menjëherë pas marrjes së drejtimit të këtij enti ajo deklaron  jo vetëm të ardhura por po ashtu dhe kompensime ushqimi.

Vlera totale në një vit shkon në rreth 6 milionë lekë ose e thënë ndryshe 5 mijë dollarë në muaj.

Thuajse e njëjta deklaratë pasurie me rritje të vogla vazhdon deri në vitin 2019 kur ajo kalon në detyrën e ministres.

I vetmi ndryshim është viti 2016 kur Balluku deklaron plot 7 788 mijë lekë në vit, ose rreth 6400 dollarë në vetëm një muaj.

Megjithatë në atë kohë askush nuk ka pasur pretendime për pagat apo për nivelin e jetësës të familjeve të varfërave në vendin tonë.

Po ashtu sipas reporter Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014  ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë. Por Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.

Ne 2013

Të ardhura nga paga si këshilltare e Drejtorit të Përgjithshëm të ANTA sh.a pluset kompensime ushqimi (144 000 lekë neto), shuma 1 296 000 lekë.

Ne 2014

Të ardhura nga paga si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol (ish-ANTA) për vitin 2014 plus kompensime ushqimi, shuma 6 033 479.12 lekë.

Ne 2015

të ardhura nga paga si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol për vitin 2015 plus kompensime ushqimi, shuma 6 691 184 lekë

Ne 2016

Të ardhura paga bruto për vitin 2016 si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol plus kompensim ushqimi, shuma 7 788 960 lekë.

Ne 2017

Të ardhura paga neto për vitin 2017 si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol, shuma 6 229 686 lekë.

Ne 2018

Të ardhurat nga paga neto si Drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol, 6 644 688.82 Lekë.

Ne 2019

Të ardhura neto në vlerën 538 927.39 Lekë nga paga dhe shpërblimet si Drejtore e Përgjithshme e shoqërisë Albcontrol. E ardhura bruto nga paga është 691 993 Lekë ndërsa neto 433 694.06 Lekë