Fëmija rrëzohet me biçikletë, sillet me helikopter në Tiranë

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Bulqizës. Një fëmijë 6 vjeçar mësohet se është rrëzuar me biçikletë dhe për pasojë ka marrë fraktura të rënda në kokë.

Fëmija i aksidentuar është identifikuar si O.L.

Fëmija ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës, dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës.