Miss Bota arrestohet pas skandalit në konkurs në Sri Lanka

Policia në Sri Lanka ka arrestuar mbretëreshën e bukurisë Caroline Jurie, pasi ajo dyshohet se plagosi në kokë një tjetër mbretëreshë bukurie gjatë një trazire në skenë.

Pushpika De Silva fitoi titullin "Miss Sri Lanka" në një ceremoni televizive të dielën dhe ish-fituesja znj. Jurie duhej ta kurorëzonte atë.

Mirëpo, në vend të kësaj, Jurie ia tërhoqi kurorën nga koka fitueses De Silva, duke pretenduar se nuk mund ta mbante titullin pasi ishte e divorcuar!!!

Fituesja më vonë tha se ajo ishte e ndarë nga burri i saj, por nuk ishte e divorcuar.

Miss Sri Lanka është pjesë e serisë së konkursit të bukurisë Miss Bota për gratë e martuara. Fitueset e titullit të secilit shtet hyjnë në konkursin e përgjithshëm të Miss Botës.

"Ekziston një rregull që i ndalon gratë që janë divorcuar, kështu që unë jam duke ndërmarrë hapa për ta bërë kurorën të shkojë tek konkurentja e vendit të dytë," argumentoi znj. Jurie para audiences duke marrë kurorën.

Ajo ia vuri pastaj kurorën nënkampiones, duke bërë që fituesja De Silva të dilte duke qarë nga skena, siç tregoi një video e incidentit.

"Ka shumë nëna beqare si unë sot që vuajnë në Sri Lanka," tha ajo më vonë në një konferencë për shtyp. "Kjo kurorë u kushtohet atyre grave, atyre nënave beqare që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre vetëm."

Ajo shtoi se do të merrte masa ligjore për mënyrën "e paarsyeshme dhe fyese" me të cilën u trajtua.

Gjithashtu u arrestua një tjetër modele e Sri Lankës e përfshirë në sherrin në skenë.

"Policia arrestoi Caroline Jurie dhe modelen Chula Padmendra mbi incidentin e së dielës me akuzat e lëndimit të thjeshtë dhe kauzës kriminale", tha zëdhënësi i policisë Ajith Rohana për BBC.

Znj. Jurie dhe organizatori kryesor i konkursit të Miss Sri Lanka, Chandimal Jayasinghe, u morën në pyetje nga policia të martën.

Znj. De Silva tani e ka marrë sërish kurorën dhe organizatorët e konkursit kanë thënë se ata presin që znj. Jurie të kërkojë falje publike.

Z. Jayasinghe i tha BBC më herët: "Ne jemi të zhgënjyer. Ishte një turp se si Caroline Jurie u soll në skenë dhe organizata Miss Bota tashmë ka filluar një hetim mbi këtë çështje."

Konkursi i bukurisë Miss Sri Lanka është një konkurs i madh në vend. Gruaja e Kryeministrit ishte mes të ftuarve në ceremoni.

E arrestuara, znj. Jurie: