Genc Salihu e thotë troç: Elita 5 ka shumë këngë të vjedhura

Këngëtari i njohur nga Kosova, Genc Salihu, ishte i ftuar ditën e djeshme në ‘Abc e Pasdites’ ku ndër të tjera habiti me qëndrimin e tij mbi një nga grupet më të famshme dhe më të dëgjuara në shqipëri ‘Elita 5’.

Ai u shpreh se nuk i pëlqen ky grup dhe se ato kanë shumë këngë të vjedhura.

“Po deklarohem publikisht. Nuk janë të mirë, kanë shumë këngë të vjedhura, por megjithatë kur nuk të pëlqen dikush ia njeh muzikën në të njëjtën masë sikur të pëlqen dikush”,u shpreh ai.