", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/April/08/auto_a261617881623.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Edi Rama shpall fitoren mbi ‘grushtin e shtetit’

Brenda 24 orësh Edi Rama ka shpallur fitoren mbi ‘grushtin e shtetit’ që sipas tij organizuan 60 kontrollorë të aviacionit.

Balluku deklaroi sot nga Rinasi se nesër do të nisin fluturimet normale, por pa shpjeguar se si i kanë zëvendësuar kontrollorët. Zërat thonë se do të vijnë kontrollorë nga Turqia.

E menjëherë pas Ballukut edhe Rama shkroi në Tëitter, duke shpallur fitoren mbi ‘grushtin e shtetit’ dhe për këtë njoftoi edhe presidentin Ilir Meta.

‘Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër!

Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi!

Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL’, shkrojti Edi Rama në Twitter.