Incidenti diplomatik/ Ministri turk reagon zyrtarisht

Ministri i Jashtëm turk iu përgjigj një incidenti diplomatik në të cilin vetëm një nga dy udhëheqësit e BE mori një karrige gjatë një vizite në Ankara.

Ministri Mevlut vuavusoglu tha se seanca u organizua në përputhje me kërkesat e bllokut evropian.

Një video nga Ankaraja tregon se protokolli siguronte dy vende qendrore për Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ndërsa Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, dukshëm e hutuar, u vendos në një divan anash.

Çavusoglu, i cili ishte ulur në një vend tjetër, tha se rregullimi i ulëseve ishte në përputhje me protokollin ndërkombëtar dhe se Turqia ishte e ekspozuar ndaj akuzave të padrejta, njoftoi Reuters.

"Turqia është një vend me një traditë, nuk është hera e parë që ajo pret një mysafir. Protokolli që respektohet për takimet në Turqi është brenda kornizës së protokollit ndërkombëtar. E njëjta gjë është bërë këtu," u tha Cavusoglu gazetarëve në Ankara.

Sipas tij, protokolli në presidencë plotësonte kërkesat e BE.

"Me fjalë të tjera, rregullimi i ulëseve ishte bërë në një mënyrë të tillë që të kënaqte kërkesat dhe sugjerimet e tyre," vuri në dukje Cavusoglu.

Më parë, kur Erdogan vizitoi Brukselin për të biseduar me krerët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, të cilët përfaqësojnë së bashku 27 vendet anëtare të BE, u siguruan tre karrige.