Kandidatja e PD, Greta Bardeli, vlerëson kontributin e Haxhi Fejzi Zaganjorit

Intelektualë të Shkodrës kanë shprehur sot dhimbjen e thellë për vdekjen e Haxhi Fejzi Zaganjori. Greta Bardeli, kandidate e PD në Shkodrës, e ka konsideruar Zaganjorin si një vlerë unike të Shkodrës.

“Sot qyteti ynë mori një lajm trishtues. Sot u nda nga jeta Haxhi Fejzi Zaganjori, një vlerë unike e Shkodrës! Nga komuniteti ynë u largua për t’u bashkuar me Zotin, një gur i fortë i themeleve të harmonisë e dashurisë për njëri-tjetrin! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit.”

Greta Bardeli është Doktore e Shkencave Juridike, pedagoge në universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe një nga intelektualet më të spikatura jo vetëm të këtij qarku.

Greta Bardeli (Gjoni), lindur në Shkodër, më 12 prill 1980 është e martuar dhe ka 2 fëmijë.

Greta Bardeli rrjedh nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, familje me tradita e vlera të shquara, e njohur për përpjekjet aktiviste në mbështetje të lëvizjeve demokratike në Shkodër; familje sportistësh, që ka trajnuar breza të tërë pjesë e ekipeve të Shkodrës si dhe Kombëtares së boksit.

E diplomuar në Universitetin e Shkodrës, Fakulteti Juridik, znj. Bardeli është avokate dhe PHD - Doktor Shkencash në Drejtësi. Znj. Bardeli ka qenë pjesëmarrëse në shumë aktivite dhe kualifikime duke referuar dhe trainuar në fushën e jurisprudencës. Ajo ka punuar pedagoge në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në Fakultetin e Drejtësisë. Zonja Bardeli është autore dhe bashkëautore e disa publikimeve në revista dhe organe të medias, brenda e jashtë vendit.

Greta Bardeli, duke ndjekur gjurmët e familjes së saj, është përfshirë në moshë të re, pjesë e strukturave të degës së PD- së Shkodër. Ajo është zgjedhur antare e Këshillit Bashkiak duke përfaqësuar Partinë Demokratike në qeverisjen Vendore në Shkodër. Ajo është zgjedhur kryetare e Këshillit të Qarkut në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Aktualisht është nënkryetare e degës së Partisë Demokratike në Shkodër.

Në punën e saj, Greta ka treguar përkushtim, profesionalizëm, aftësi komunikimi me bashkëpunëtorët, kolegët e studentët.

Kurrikula Bazike:

Doktor i Shkencave Juridike

Pedagoge pranë Universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi”në Fakultetin e Drejtësisë si dhe pedagoge e ftuar pranë Universiteteve të ndryshme publike dhe jopublike në Tiranë.

Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër.

Drejtore dhe pjesëmarrëse në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin e rajonit të Veriut dhe më gjërë në kuadër të projekteve të BE për rajonet.

Autore e disa artikujve shkencorë me karakter juridiko-ekonomik të publikuara pranë revistave prestigjoze shkencore dhe kërkimore, brenda dhe jashtë vendi, si dhe bashkautore e një vepre akademike.