Francë: Informacion i ri për vrasjen e Samuel Patti/ Çfarë u gjet në shtëpinë e 18-vjeçares

Një foto e profesorit të vrarë francez Samuel Patti u gjet gjatë kontrollit në shtëpinë e një gruaje 18-vjeçare, e cila është identifikuar si e dyshuara kryesore në një hetim të mëparshëm për një sulm të mundshëm islamik në qytetin jugor të Francës të Beziers , tha sot prokurori anti-terrorizmit në Francës.

Prokurorët francezë kanë arrestuar pesë gra në Beziers dhe kanë filluar një hetim paraprak për mundësinë e një komploti sulmi islamik.

Prokurori shtoi se 18-vjeçarja të cilës nuk i përmendet emri, ishte e panjohur për shërbimet e sigurisë.

Një kontroll në shtëpinë e saj gjithashtu gjeti shënime që i referoheshin Shtetit Islamik, simboleve naziste dhe një vizatim të një kishe aty pranë.

Samuel Pati, një mësues 47-vjeçar francez i historisë dhe gjeografisë, iu pre koka jashtë një shkolle në kryeqytetin francez në tetor nga një 18-vjeçar Çeçen i cili më vonë u qëllua për vdekje nga policia.

Më 6 tetor, mësuesi mbajti një orë mësimore mbi "Dilemat" duke u bërë studentëve të tij pyetjen:

"Të jesh Charlie apo jo?" duke iu referuar lëvizjes në internet në mbështetje të lirisë së fjalës dhe viktimave të masakrës në zyrat e revistës në janar 2015 me 12 të vdekur.

Patti thirri studentët myslimanë, të cilët menduan se mund të ofendoheshin, mbyllnin sytë ose qëndronin për disa minuta në korridor, ndërsa tregonte karikaturat e diskutueshme të Profetit në klasë.

Autori i krimit, Abdullah Aznorov, kishte marrë përgjegjësinë në një mesazh audio në rusisht duke deklaruar se ai donte "hakmarrje" për mësuesin që kishte fyer Profetin Muhamed.

Vrasja e Patti ka shkaktuar frikë në Francë për sulme të mundshme të reja islamike në vend.