Tiranë, qeni kafshon fëmijën në trotuar, arrestohet pronari

Një burrë 29 vjeç në Tiranë ka përfunduar në prangat e Policisë ditën e enjte për shkak të qenit të tij.

Xh.L kishte nxjerrë shëtitje qenin e tij në rrugën Llambi Bonata, por qeni i pambikqyrur i është turrur keq dhe ka kafshuar një fëmijë 11 vjeç.

Duket se kafshimi dhe trembja e fëmijës ka qënë e fortë, sepse Komisariati nr.6 i ka vënë prangat menjëhërë 29-vjeçarit me akuzën e braktisjes së qenit.  

Policia njoftoi se “specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Braktisja e qenit të shoqërimit”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, qeni i tij ka dëmtuar një shtetas të mitur 11 vjeç.”