COVID-19/ Lazio, Inzaghi pozitiv dhe i izoluar, ja si paraqitet gjendja e tij

I mbyllur në shtëpi me pjesën tjetër të familjes, Simone Inazaghi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas tamponit të bërë ditën e djeshme.

Dje ai nuk e drejtoi stërvitjen e mëngjesit pasi ishte në pritje të përgjigjes.

Ai është asimptomatik dhe gjendja e tij paraqitet e mirë sipas mediave italiane. 

Gruaja e tij Gaia duket se ka qenë e para e infektuar.

Gjithashtu ai nuk do të jetë as të shtunën në ndeshjen kundër Veronës.

Ekipi do t’i nënshtrohet disa tamponëve.

Kontaktet e fundit me trajnerin datojnë nga e marta, dita e rinisjes së trajnimit pas pushimit për Pashkë.

Ekipi tani do të jetë në duart e deputetit, Massimiliano Farris dhe ndihmësve Cecchi dhe Rocchini.