VIDEO/ Kur Balluku organizonte festa të çmendura me balerina braziliane me paratë e Albcontrol

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku doli sot dhe kërcënoi hapur kontrollorët ajrorë të Rinasit se do ti fuste edhe në burg, pasi këta të fundit kanë pezulluar punën për shkak të uljes së pagave në 70 përqind si edhe stresit që u është shkaktuar në punë.

Por pas gjithë këtij kërcënimi, duket se fshihet një keqmenaxhim i madh me fondet e Albcontrol.

Belinda Balluku u përmendi sot kontrollorëve ajrorë pagën e tyre të majme, që në fakt ata e meritojnë pasi janë njerëzit më të kualifikuar në Shqipëri, por kush e njeh të shkuarën e saj si drejtuesve e Albcontrol, e di shumë mirë se asaj nuk i erdhi asnjëherë turp për pagën prej 6 mijë euro që merrte çdo muaj,

Por si të mos mjaftonte kjo, Balluku ka pasur akuza të drejtëpërdrejta edhe për keqmenaxhim të fondeve të Albcontrol, agjencia shtetërore që menaxhon trafikun ajror.

Mjafton të kujtohen këtu festat e çmendura që organizonte si drejtuese e këtij institucioni me balerina braziliane të cilat i paguante pikërisht me paratë e Albcontrol.  

Pikërisht video që do të shikoni edhe më poshtë ku në një ambient të dekoruar me kujdes, me balerina të ngjashme me veshje karnavalesh, stafi i Albcontrol ka festonte deri në orët e para të mëngjesit në  hotelin me 5 yje në Tiranë.