Reagon Basha: Pas grevës në aeroport qëndron Edi Rama

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me grevën e kontrollorëve të aeroportit të Rinasit.

Sipas kreut të PD-së, pas kësaj greve qëndron vetëm Edi Rama.

‘Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që duan ndryshim’, shkruan Basha.

Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha në Twitter:

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama.

Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.