Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil: Pezullohen të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Tiranës

Organizata ndërkombëtare e Aviacionit Civil ka dhënë njoftimin zyrtar sot për bllokimin e të gjitha fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për shkak të mungesë së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.

Situata e rëndë në hapësirën ajrore shqiptare u krijua pas protestës së rreth 65 kontrollorëve për uljen e pagave, veprim që i përballi ata sot me Ministren e Infrastrukturës Belinda Ballukun. Kontrollorët nuk shpallën grevë, por nxorën si arsyetim "paaftësi të përkohshme për punë". 

Protesta e tyre krijoi konfuzion në fluturimet mëngjesin e së mërkurës dhe Aeroporti i Rinasit njoftoi se: "Sot, më 7 prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 9.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.

Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, "Aegean Airline" me destinacion Athinë - Tiranë dhe "Air Albania" me destinacion Stamboll - Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë.

"Aegean Airline" është kthyer sërish në Athinë.Operimet kane rifilluar në 9.55 dhe "Aegean" pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë" sipas "Tirana International Airport".