Humbën ndaj Real Madrid, Jurgen Klopp akuzon gjyqtarin

Pasi skuadra e tij, Liverpool humbi 3-1 mbrëmë ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, Jurgen Klopp u shfaq i shqetësuar pas ndeshjes për disa vendime të gjyqtarit. Sipas teknikut gjerman, gjyqtari i ndeshjes, Felix Brych, nuk kishte qenë i drejtë me Sadio Mane, veçanërisht në aksionin para golit të Marco Asensio (2-0, 36).

 

“Situata me Sadio, nuk jam i sigurt se çfarë bëri arbitri sonte (dje). Dukej sikur ishte pak personale. Unë i thashë pas ndeshjes se mendoja se kishte qenë i padrejtë me Sadio-n. Ai nuk na bëri të humbim ndeshjen, por duhet një gjyqtar i mirë, ” shpjegoi Klopp në një konferencë shtypi pas ndeshjes. Disa sekonda para golit të dytë të ndeshjes të shënuar nga futbollisti spanjoll, Sadio Mane duhej, sipas teknikut gjerman, duhej të merrte një faull, që në fund të fundit nuk u vërshëllye nga arbitri.