Dy kontraste të forta: Dallimi mes Pfizer dhe vaksinës kineze

Dy nga vendet që po udhëheqin procesin e vaksinimit masiv në botë janë Izraeli dhe Kili.

Por sipas Guardian, pavarësisht se kanë bërë vaksinim masiv, Izraeli është kthyer në normalitet, kurse Kili është zhytur sërish në izolim.

Si është e mundur?

Arsyet mund të jenë disa, duke nisur që nga lehtësimi i parakohshëm i masave të izolimit në Kili, duke vazhduar me variantet që janë në qarkullim dhe te dallimi mes shoqërive.

Por gazeta nënvizon sidomos faktin se Izraeli po përdor ekskluzivisht vaksinën Pfizer, kurse në Kili është përdorur më së shumti vaksina kineze Sinovac.

“Nuk është e qartë se cili është dallim, por vaksina e Pfizer ka qenë një nga performuesit më të fortë në provat klinike,” shkruan gazeta.

Ndërsa për vaksinën Sinovac nuk ka akoma të dhëna për testimet klinike të fazës më të rëndësishme.