Shërohet Rrahmani, i gatshëm për sfidën anti-Juventus

Amir Rrahmani ka tejkaluar problemin dhe do të jetë i gatshëm që të luaj me Napolin.

Ekipi italian ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Juventusit që zhvillohet ditën e mërkurë në orën 18:45.

Napoli ka njoftuar se të gjithë futbollistët kanë dalë negativë në testin për Covid-19.