Të burgosurit arratisen pasi sulmohet burgu

Disa persona të armatosur, kanë sulmuar ndërtesën e një burgu dhe mbi 1800 të burgosur u arratisën.

Ndërtesa e burgut u dëmtua pasi grupi përdori lëndë shpërthyese dhe 6 të dënuar u rikthyen, ndërsa 35 të tjerë refuzuan të largoheshin. Personat e armatosur mbërritën me kamionë dhe autobusë në ambientet e burgut dhe përdorën granata, mitraloza dhe eksplozivë për të çarë rrethimin. 

Policia akuzoi për sulmin grupin Populli Indigjen të Bifrës, të cilët mohojnë të jenë përfshirë në ngjarje. Shërbimi Penitenciar në Nigeri konfirmon se nga burgu janë larguar 1800 të dënuar për krime të ndryshme.