Telashe për Enis Bardhin, policia spanjolle i bllokon patentën dhe makinën. Ja për çfarë akuzohet

Telashe për futbollistin me origjinë shqiptare të Levantes, Enis Bardhi. Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut u ndalua ditën e hënë në një kontroll rutinë  nga policia e Valencias dhe ë momentin që policët po i verifikonin patentën ata ngritën dyshimin se ajo mund të ishte e falsifikuar.

Një nga oficerët e policisë vlerësoi se leja e drejtimit "ishte shtypur në një format të kartës plastike dhe se shenjat e tjera të sigurisë mungonin pas kontrollit të dokumentit " .

Sipas mediave spanjolle, policia ia ka konfiskuar patentë shoferin, nën dyshimet se është i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera. Bardhi akuzohet për shkelje të sigurisë rrugore dhe për falsifikim të dokumenteve.

Për momentin po verifikohet nëse dokumentacioni i Bardhi është i saktë. Sipas asaj që ka raportuar "Las Provincias", lojtari, i cili nuk ka pasur sjellje problematike ose konfliktuale më parë, tregoi një qëndrim bashkëpunues me agjentët.