Deputeti shqiptar nga ‘Lugina’ u dhuron librin për shqiptarët Presidentit dhe Kryeminstres së Serbisë

Deputeti shiptar ne Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi i ka dhuruar sot presidentit dhe kryeministres serbe një liber qe argumenton paragjykimet serbe ndaj shqiptareve. Kjo vejn pas nje debati te nxehtë mes Beogardit dhe Presheves për situaten e shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës bashkë me fjalimet historike të deputetit shqiptar nga Bujanoca në Parlamentin e Serbisë, ku vendosi edhe flamurin kuqezi në foltoren e Kuvendit në Beograd, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Deputeti shqiptar i ka bërë dhuratë Brnabiqit dhe Vuçiqit, librin që argumenton paragjykimet serbe ndaj shqiptarëve

“Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç i dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”, ka thëne deputeti shiptar Shaip Kamberi.

Sipas z.Kamberi “Ky lidër që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.”

“Shpresoj që do t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime…” ka deklaruar  ne fund Kamberi për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke shtuar se “në seancen e fundit te kuvendit te Serbisë i kisha premetuar Bernabiq për ket dhuratë, dy librat e autorit te njohur Aleksandar Pavloviq per dy krerët e shtetit serb, ku do të marrin mesim kundër urrejtjes..”

Kur është fjala për Luginen e Presheves DASH në raportin e fundit ka kritikuar ashpër qeverine serbe për diskriminimin, në Luginën e Preshevës. “Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe të papunë në mënyrë disproporcionale…, është thenë në këtë raport te Shtetit Amedrikan. (Ethnic Albanians ëere subject to discrimination and disproportionately unemployed”).