Vdekjet pas vaksinave kineze/ Rama: Nuk është ilaç magjik

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndoqën vaksinimin e të moshuarve në Korçë.

Rama komentoi edhe akuzat se vaksina kineze ka shkaktuar vdekje. Kreu i qeverisë u shpreh se vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera pasi nuk është ilaç magjik. Ai nuk ofroi asnjë autopsi apo detaje shkencore për pretendimet e tij.

“Vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilaç magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me AstraZeneca-n vazhdon kudo”, shprehet Rama.

Rastet e vdekjeve nga vaksina kineze janë konfirmuar kudo që është aplikuar vaksina. Në Hong Kong janë të paktën 11 vdekje brenda një kohe të shkurtër.

Në Shqipëri, media ka raportuar për të paktën dy raste.