Me një thënie të bukur, Dua Lipa uron Vjosa Osmanin për detyrën e saj të re

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila gjithmonë tregon me krenari origjinën e saj ka uruar së fundmi Vjosa Osmanin për detyrën e saj më të re si Presidente e Kosovës.

‘Urime zonja Vjosa Osmani. Sa e mrekullueshme është të shohësh një grua në majë’ shkruan në postimin e saj Dua Lipa.

Kujtojmë që dy ditë më parë Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës, në raundin tretë që ishte final .