Champions League garanton spektakël: Liverpool kërkon hakmarrjen ndaj Reali, Man. City pret Dortmundin

Çerekfinalet e ditës së sotme në Champions League na rezervojnë dy përballje mjaft të forta.

Real Madrid pret Liverpool-in në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Manchester City përballet me Dortmundin në “Etihad Stadium”.

Do të jetë një luftë mes katër skuadrave fantastike që arritën në çerekfinale falë ndeshjeve të shkëlqyera këtë sezon të Champions League, dhe do të jetë veçanërisht interesante dueli i ish-finalistëve të 2018, ku Reali mposhti “të kuqtë” me dy golat e Gareth Bale dhe Karim Benzema (3-1)..

Në anën tjetër,  Liverpool nuk po kalon momente të mirë në kampionat, por padyshim që për këtë sfidë ata janë mjaft të motivuar, pasi për ta fitorja dhe kualifikimi në gjysmëfinale do të ishte një lloj hakmarrje për ta pas humbjes në finalen e tre viteve më parë.

Në sfidën tjetër, “Qytetarët shihen si favoritë për të kaluar në gjysmëfinale, por sigurisht që duhet të bëjnë kujdes pasi përballë kanë një skuadrë si Dortmund që ka ditur gjithmonë të në surprizojë.