‘Rilindja vrau shpresën’, Braimllari: Në Korçë qytetarët ndihen më të varfër se kurrë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari vijon takimet në Korçë.

“Më 25 Prill, të marrim pjesë masivisht në zgjedhje për të goditur me votë këtë fatkeqësi kombëtare që ka emrin Rilindje”, shkruan ai në një postim në facebook pasi ka zhvilluar një takim me qytetarë përkrahës të partisë së tij.

Ja postimi i plotë:

Në Korçë qytetarët ndihen më të varfër se kurrë.

Rilindja vrau shpresën, i largoi te rinjtë nga vendi dhe i la të papunë.

Më 25 Prill, të marrim pjesë masivisht në zgjedhje për të goditur me votë këtë fatkeqësi kombëtare që ka emrin Rilindje.

LSI do të krijojë mundësi punësimi në vend, ne do ulim koston e jetesës dhe do kthejmë shpresën.

Të gjithë energjitë tona janë fokusuar tek punësimi i të rinjve për të kthyer shpresën.

#voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj.