'Asnjë në Shqipëri nuk i ka takuar deputetët që cakton Rama'

Jorida Tabaku, kandidatja e PD në Tiranë, deklaroi sot se “nuk ka hiç rëndësi se kush janë njerëzit që Rama ka vendosur në listën për deputetë, asnjë në Shqipëri nuk i ka takuar deputetët që cakton Rama. Ata e njohin deputetin e tyre duke parë Ramën dhe sjelljen e tij arrogante. Problemi i shqiptarëve është Edi Rama,” ka vërejtur Tabaku në shënimin e saj.

“Zgjidhja e problemit është PD dhe Lulzim Basha, - ka theksuar Tabaku. -  Shqiptarët do të mbajnë përgjegjës në 25 prill njeriun që i damkosi, i ndau nga fëmijët e tyre. Ata do t’i besojnë një plani serioz dhe një njeriu që ka përmbushur qëllimet e tij kur ishte ministër. Do t’i besojnë deputetëve që i vizitojnë dhe janë pranë tyre në çdo çast. Do t’i besojnë një plani ku Shqipëria fiton.”