Princi Hamza i shprehu besnikëri mbretit të Jordanisë dhe Kushtetutës

Pasi u vendos në arrest shtëpie me akuzat e përpjekjes për të destabilizuar vendin, Princi Hamza i shprehu besnikëri mbretit të Jordanisë Abdullah

Disa orë pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Princi Hassan, xhaxhai i Mbretit Abdullah, Princi Hamza bin Hussein (41) lëshoi një deklaratë duke shprehur përkushtimin e tij ndaj Kushtetutës dhe duke mohuar se ai po komplotonte për të destabilizuar vendin, raportoi BBC.

"Unë nënshkrova një letër të lëshuar nga pallati mbretëror dje. Unë konfirmova se po e vura veten në duart e mbretit dhe se do të qëndroja besnik ndaj Kushtetutës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, e cila është e dashur për mua," tha Princi Hamza.

Princi Hamzah, një  ish princ i kurorës , nënshkroi letrën pasi u takua me Princin Hassan, xhaxhai i mbretit dhe princa të tjerë të hënën, tha oborri mbretëror.

“Interesat e atdheut duhet të qëndrojnë mbi çdo konsideratë. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë pas mbretit në përpjekjet e tij për të mbrojtur Jordaninë dhe interesat e tij kombëtarë, "thuhej në letër.

Letra e nënshkruar erdhi pasi mbreti Abdullah II ra dakord të hynte në ndërmjetësim për të shëruar një përçarje brenda familjes mbretërore, tha pallati.