Megan dhe Harry fshehin emrin e foshnjës që po vjen

Princi Harry dhe Megan Markle kanë qenë jashtë vëmendjes së publikut kohët e fundit.

Pasi "stuhia" u qetësua pas intervistës me Oprah, bota shqetësohet për emrin e vajzës së tyre.

Nëse gjithçka shkon mirë, familja mbretërore po përgatitet për vajzën, në fillim të Qershorit. 

Ata ende nuk kanë zgjedhur një emër për foshnjën, megjithëse shumë komentojnë se nuk duan ta zbulojnë këtë informacion publikisht.

Spekulime të shumta janë shfaqur në rrjetet sociale dhe në një nga ato që shkruhet është se vajza do të quhet Diana, me emrin e Princeshës Diana.

Nga ana tjetër, ekziston mundësia që Megan t'i emrin e nënës së saj.

Kujtojmë, familja mbretërore konfirmoi në shkurt se Markle ishte shtatzënë.

"Ne mund të konfirmojmë që Archie do të bëhet një vëlla më i madh. Duka dhe dukeshja janë shumë të lumtur që po presin një fëmijë tjetër ”, tha zëdhënësi i çiftit të famshëm.

Çifti e shoqëroi deklaratën me një foto bardh e zi të Princit Harry duke mbajtur kokën e gruas së tij në prehër.