Pse Jill Biden e krahasojnë me Madonnën

Presidenti i SHBA Joe Biden kohët e fundit zbuloi një plan ambicioz për modernizimin e infrastrukturës së vendit dhe programin më të madh të rritjes së punësimit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sidoqoftë së fundmi në qendër të vëmëndjes është vënë Zonja e Parë Jill Biden, arsyeja: getat e saja të zeza që i mbante veshur duke zbritur nga avioni në bazën e forcave ajrore Andreë në Maryland.

Mësuesja 69-vjeçare, e cila ka dhe një doktoraturë është ende duke punuar pasi burri i saj u zgjodh president, i kishte kombinuar ato me çizme, një xhaketë të zezë dhe një fund lekurë deri në gju.

Por kjo pamje e saj u komentua gjërë në rrjetet sociale të cilët ishin të ndarë në dy grupe, në ato që mendonin se kjo veshje nuk i shkon një Zonje të Parë dhe të tjerët që mendonin se ajo është e lirë të vendos për veshjen e saj.

Gjithashtu të shumtë ishin ata që mendonin se Jill Biden ngjante me Madonnën, e cila njihet për paraqitjen e saj seksi dhe provokuese.

Por komenti  më i ‘hidhur’ ishte se Dr.Biden të kujton më shumë gjyshen e Madonnës, pasi është mjaft e moshur për të zgjedhur këto lloj veshje.

''Rrobat e saj mund të jenë të shtrenjta por e gjithë pamja duket pak e lirë''. 

"Çfarë turpi për Zonjën e Parë'' ishin disa nga komentet.

Jill Biden një model i pavarësisë

Përkundrazi, shumë njerëz e quajtën veshjen e saj një frymëzim për të gjitha moshat.

 Dhe kjo sepse tejkalon standardet e rrepta dhe kërkesat e modës për një grua në pozicionin dhe moshën e saj.

"Unë nuk e di se ku i gjeti Jill Biden këto geta, por më pëlqen shumë dhe do t'i blija pa u menduar dy herë' komentoi një përdorues i Twitter. 

Ndërsa New York Post shkruan artikullin me titull "Ku të blini getat mahnitëse të Jill Biden".