Java nis me diell, të mërkurën reshje shiu e bore në Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri do të jetë me mot të ndryshueshëm, ku do të kemi kthjellime, diell, reshje shiu dhe borë. Dita e hënë në vendin tonë parashikohet të jetë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 6 deri në 15 °C.

Mot pothuajse të kthjellët do të mbajë përgjatë ditës së martë, ndërsa në mbrëmje pritet reshje lokale shiu, njofton Motilokal. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 15 °C. Ndërsa e mërkura do të mbajë mot vranësira e reshje shiu, në zonat malore priten reshje të dendura të borës. Temperaturat do të shkojnë prej 10 deri në 11 °C.