Basha: Do i siguroj opozitës kryeministrin në hije. Opozita nuk do jetë rifuxho për kriminelët

Në Çim Peka Live, kryetari i Opozitës, Lulzim Basha foli edhe për marrëdhënien që do të ketë qeveria e tij me opozitën e nesërme dhe se si do të mundet të çojë për kallëzim penal parlamentarë të kësaj opozite, që janë përfshirë në afera korruptive.

Opozita e ardhshme do të ketë hapësirë europiane dhe ky është një koncept të cilin unë e kam shtjelluar gjerë e gjatë edhe në librin që sapo kam botuar. Do të institucionalizohet edhe zyra e kryeministrit në hije i cili do të ketë akses në informacione të privilegjuara që i ka kryeministri me qëllim që ne të krijojmë në këtë mënyrë një  bashkëveprim midis qeverisë dhe opozitës në funksion të interesit publik. Sigurisht rolet janë të ndara, qeveria ka rolin e vet, opozita ka rolin e saj. Dhe një opozitë e fortë është një garanci më shumë që qeveria e ardhshme nuk do të denigrojë, nuk do të degjenerojë, as në populizëm, as në vjedhje, as në propagandë, as në autoritarizëm.

Pra, institucioni i opozitës jo vetëm që do të jetë i garantuar me mua, por do të jetë një opozitë shembull për opozitat e tjera të Ballkanit. Do të jetë një opozitë me funksione të barabarta, pse jo për shkak të traumës që kemi kaluar këto 8 vite të shërbesë të çdo institucioni demokratik edhe më e avancuar në të drejtat e saj siç janë ndoshta edhe disa opozita  të Bashkimit Europian dhe kjo është në përputhje me bindjen time dhe në përputhje me interesin publik. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë nesër për një opozitë të fortë në parlament dhe unë sot si kandidati për kryeministër dhe nesër si kryeministri vendit do tua jap këtë institucion pavarësisht prej gjykatave, pavarësisht prej KLSH-së. Një nga institucionet që garanton transparencën, që garanton që mos të biem në këtë pozita ku kemi rënë sot që nuk pyet.

Një njeri i vetëm i ka të gjitha institucionet dhe nuk pyet për asgjë dhe përbën një rrezik të përhershëm dhe kërcënim të përhershëm për liritë individuale, për të drejtat, për pronën, për jetën e njerëzve, mënyra e vetme për ti dhënë fund kësaj është për të fuqizuar opozitën e ardhshme si institucion. Kjo qëndron e zezë mbi të bardhë dhe do të kryhet përmes akteve ligjore që siç ju thashë do t’ju japin akses, nuk do të jetë thjeshtë ideja që nga 8 komisione parlamentare, 3 t’ja japim opozitës. Do të shkojmë shumë më larg se kaq. Në qoftë se libri që ju kam dërguar, se të paktën ju jua kam dërguar librin.

Çim Peka: Po, po e kam marrë librin dhe e kam lexuar.

Lulzim Basha: Dhe dy kolegëve tuaj do t’jua jap sot. Në qoftë se jeni ndalur tek kapitulli ku flas për normalizimin e jetës politike, një nga aspektet kryesore të normalizimit të jetës politike është fuqizimi i opozitës si instrument kontrolli i qeverisjes. Kjo është një gjë.

As kryeministri i ardhshëm, as unë, as ministrat e mi, asnjë zyrtarë i shtetit. Por po kështu asnjë ish zyrtarë i shtetit do të ketë imunitet nga drejtësia për shkak se qenka deputet, apo ministër, apo ish-ministër, apo kryeministër, apo ish kryeministër

Çim Peka: Apo shefi i opozitës...

Lulzim Basha: Pikë rëndësie nuk ka, s’ka pikë rëndësie sepse kjo e ndanë shoqërinë në një shoqëri që me të vërtetë po shkon drejt Europës. Apo një shoqëri që është futur në një rreth vicioz, dhe nuk arrijnë dot të ndërtojë besimin e qytetarit te politika.