Ylli i Dortmundit humb sezonin, lëndon ligamentet

Skuadra e Dortmund sot ka marr një lajm të keq nga infermieria.

Ylli i skuadrës, 16 vjeçari, Youssoufa Moukoko nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij këtë sezon.

Moukoko ka pësuar një lëndim të rëndë dhe ekzaminimet mjekësore konfirmojnë se ai ka dëmtuar ligamentet e këmbës.

Këtë sezon, për ekipin e parë, Moukoko ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.