VIDEO/ Ekzekutimi i 'Kumbarit' të Shkodrës, pamjet e atentatit me Kallashnikov

Bardhok Pllanaj, i njohur si Kumbari i Shkodrës për lidhjet e tij me mafien në veri të vendit, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me 30 plumba në trup. Syri Tv ka siguruar pamjet e para nga momenti kur makina është qëlluar me armë kallashnikov.

Siç shikohet edhe nga video e momentit të vrasjes, autori qëllon në drejtim të makinës së 46 vjeçarit.

Makina është qëlluar fillimisht në lëvizje, më pas është ndalur në një biznes pranë rrugës.

Aty autorët kanë shkuar sërish duke qëlluar me armë zjarri.