Përfundoi në argjendari/ Makina përplasi tre fëmijë, bashkë me ta edhe nëna e tyre

Një aksident i rëndë u shënua ditën e sotme ne qendër të Kamzës, ku një makinë përplasi 3 fëmijë pasi doli nga rruga.

Fillimisht u raportia për një aksident të dyfishtë, midis një automjeti tip Benz dhe një automjeti tip Toyota.

Pasi janë përplasur në rrugë, automjeti tip Benz është ngjitur në trotuar aty ku ka goditur 3 fëmijë, ndërkohë që në momentin e aksidentit nëna e fëmijëve ka qenë sëbashku me ta.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës ‘Ibrahim Rugova’.

Ndërkohë që automjeti është ndaluar në një argjendari ku ka thyer xhamat.

Fëmijët që udhëtonin me nënën e tyre ishin të moshës 3 deri në 10 vjeç.

Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.