Raiola tërbohet me gazetarin dhe del nga vetja: Boll, ti je i çmendur!

Mino Raiola është acaruar së fundmi me një lajm të dalë nga gazetari Gerard Romero. Ky i fundit bëri me dije se agjenti ka kërkuar një komision prej 40 milionë eurosh për shitjen e Erling Braut Haaland.

Në lidhje me këtë lajm, Raiola nxorri një postim në rrjetet e tij sociale, ku u shpreh se të gjitha janë lajme false dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Më pas ishte gazetari Romero që në lidhje live e telefonoi Raiolan.

Agjenti e hapi telefonin dhe gazetari iu prezantua. Pikërisht në këtë moment, Raiola e ka quajtur Romeron të çmendur. “Ti je i çmendur. Boll më telefonove! Nuk është as orari i duhur për të telefonuar”, ka përfunduar Raiola dhe ka mbyllur telefonin./ telespot