Gjykata Supreme: Trump nuk shkeli Kushtetutën

Gjykata e Lartë e SHBA anuloi vendimin e Gjykatës Federale të Apelit sot, i cili përcaktoi se ish Presidenti Donald Trump shkelte Kushtetutën, njoftoi CNBC.

Trump u gjykua për shkelje të Kushtetutës duke bllokuar kritikët e tij në Twitter,

Gjykatësit anuluan vendimin e Gjykatës së Apelit të Rrethit të Dytë dhe e dërguan çështjen në një gjykatë më të ulët me udhëzime për të refuzuar çështjen si të diskutueshme ose joaktive, duke marrë parasysh që Trump tani është një person privat, raportoi CNBC.

Një panel me tre gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit të Dytë arriti në përfundimin në 2019 që Trump veproi sipas detyrës zyrtare, por duke vepruar kështu, Trump përjashtoi individët nga forumi publik duke bllokuar kritikët, duke shkelur Amendamentin e Parë.

Llogaria e Trump në Twitter u bllokua për një kohë të pacaktuar pas trazirave në Capitol Hill më 6 janar, kur mbështetësit e tij sulmuan Kongresin dhe pesë njerëz u vranë me atë rast.

Menaxhmenti i Twitter atëherë vlerësoi se Trump shkeli rregullat e këtij rrjeti social.