VIDEO/ Spahiu: Fatura e pagesës së Bechetit t’i shkojë Ramës në Surrel

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i Tiranës, Përparim Spahiu, ka reaguar në lidhje me gjobën prej 110 milion eurosh që shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë ndaj biznesmenit italian, Becheti.

Spahiu ka publikuar një video të vitit 2017, teksa shihet të debatojë me Arben Ahmetajn dhe Erion Braçen, menjëherë sapo nga gjykatat ndërkombëtare nisën të vijnë lajmet për gjobat që duhet të paguajë populli për faj të keqqeverisjes.

Për këtë, Spahiu shprehet se fatura e pagesës duhet t’i shkojë Edi Ramës, i cili duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin skandaloz me detyrën.

“Fatura 110 milionë euro që do detyrohemi të paguajmë ndaj një biznesmeni italian për kapriçon personale të kryeministrit, është në fakt një gjobë për popullin shqiptar.

Gjoba për taksapaguesit vjen nga arbitrazhi ndërkombëtar, sepse është kryer një shkelje. Dhe shkeljen nuk e ka kryer populli, por vetëm një njeri. Edi Rama.

Fatura e pagesës duhet t’i shkojë atij në Surrel. Ai duhet të përgjigjet penalisht për abuzimin skandaloz me detyrën.

Deri atëherë, ai do të paguajë faturën politike.

Më 25 prill, votojmë për të rrëzuar qeverinë e hajdutëve dhe zhvatësve politikë. Votojmë ndryshimin e madh.

Më poshtë, mund të ndiqni ballafaqimin tim me “rilindasit e rinj” në vitin 2017, sapo nga gjykatat ndërkombëtare nisën të vijnë lajmet për gjobat që duhet të paguajë populli për faj të keqqeverisjes”, shkruan Spahiu në “Facebook”, duke postuar edhe videon që mund ta shihni më poshtë.