‘Nuk kam kohë të depilohem’, Katy Perry tregon këmbët në mes të skenës

Këtë javë në “American Idol”, Katy Perry bëri një deklaratë që mori shumë vëmendje. Këngëtarja tha se nuk ka kohë për t’u depiluar që pasi u bë nënë. Katy e bëri deklaratën pas performancës së një konkurrenteje, duke u shprehur kështu:

“Zëri yt është ëngjëllor. Si një nënë e re, unë nuk kam shumë kohë për vete prandaj kam hequr dorë nga depilimi, por kur të dëgjova të këndoje, qimet në këmbët e mia u ngritën përpjetë. Më rrënqethe. Ishe e mrekullueshme”.

E teksa Katy fliste, Luke Bryan hodhi sytë nga këmbët e saj për të parë nëse ajo po thonte të vërtetën.
Këngëtarja nuk ngurroi dhe ngriti këmbën mbi tavolinë duke treguar se vërtet kishte qime.
Epo këto janë sakrificat e të qenit mami.