90-vjeçari shkakton aksidentin e rëndë, ecën si i ‘tërbuar’ dhe i pret rrugën ambulancës

Një 90-vjeçar është bërë shkak i një aksidenti të rëndë, në rrugën e njohur “Springburn”, në Skoci, rreth orës 9:30, ku automjeti i tij është përplasur më një ambulancë.


Ambulanca po ecte me sirena dhe dirta ndezur për një urgjencë, kur në atë moment, një automjet tjetër i cili drejtohej nga 90-vjeçari, është kthyer për tu furnizuar me karburant dhe i ka bllokuar rrugën ambulancës.


Në këtë moment drejtuesi i ambulancës është përpjekur ta shmangë por mjeti është përplasur fillimisht në një shtyllë e më pas në mur.
Në vendngjarje ka arritur menjëherë ndihma e shpejtë dhe fatmirësisht nuk ka patur lëndime serioze. 90-vjeçari që po drejtonte mjetin që shkaktoi aksidentin u akuzua për shkelje të rregullores rrugore.