Maqedoni e Veriut/ Rriten viktimat, konfirmohen 301 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, 301 raste të reja janë konfirmuar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas autoriteteve, si pasojë e Covid kanë humbur jetën 37 persona.

Nga 1.431 testime që janë bërë janë konfirmuar të infektuar me Covid 301 raste të reja. Prej rasteve të reja 174 janë në Shkup, Kavadar 17, Veles 16, Prilep 14, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip 11, Gostivar 8, Ohër 7, Strugë 6, Koçani 5, Kërçovë 4, Vinicë 3, Negotinë, Sveti Nikole, Berovë dhe Dellçevë 2, Manastir, Strumicë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Dibër dhe Demir Kapi 1.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 091 persona. nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar me Covid 135.167 pacientë  dhe kanë humbur jetën 3 977 qytetarë.